Llogaritë Qeveritare, 2018
Të hyrat e Qeverisë në vitin 2018 më të larta sesa në 2017
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar Llogaritë Qeveritare të Kosovës për vitin 2018
Ky publikim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe.
Të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në vitin 2018 ishin 2 006.1 milionë Euro. Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 67% të totalit të të hyrave; tatimet rrjedhëse në të ardhura, pasuri, etj. 14%; ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.
Në vitin 2018, totali i shpenzimeve të Qeverisë së Përgjithshme ishte 1 978.0 milionë Euro. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë pagat dhe mëditjet me pjesëmarrje 30%; formimi i bruto kapitalit fiks me pjesëmarrje 25%; kontributet sociale dhe përfitimet, me pjesëmarrje 24%; konsumi i ndërmjetëm, me pjesëmarrje prej 11%; ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve.
Ky publikim është përgatitur në përputhje të plotë me Udhëzuesin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për Statistikat e Financave Qeveritare (GFSM 2014) dhe sipas Sistemit të Llogarive Evropiane (ESA 2010).