Llogaritë Qeveritare, 2015-2022
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Llogaritë Qeveritare të Kosovës për periudhën 2015-2022
Ky publikim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe.
Gjithsej të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme për vitin 2022 ishin 2 622.4 milion Euro. Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 71% të totalit të të hyrave; tatimet rrjedhëse në të ardhura 15%; ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.
Gjithsej shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme ishin 2 623.8 milion Euro. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kontributet sociale dhe përfitimet (25%); kompensimi i punëtorëve (24%); subvencionet (15%); konsumi i ndërmjetëm (14%); ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve.
Ky publikim është përgatitur në përputhje të plotë me Udhëzuesin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për Statistikat e Financave Qeveritare (GFSM 2014) dhe sipas Sistemit të Llogarive Evropiane (ESA 2010).