Llogaritë Qeveritare, 2015-2019

  • 01/06/2020

Tatimet në produkte përbëjnë shumicën e të hyrave të Qeverisë në 2019

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Llogaritë Qeveritare të Kosovës” për vitin 2019

Ky publikim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe.

Të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në vitin 2019 ishin 2 220.9 milionë Euro. Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, që paraqesin 64% të totalit të të hyrave; tatimet rrjedhëse në të ardhura, pasuri, etj. 13%; dhe pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.

Në vitin 2019, totali i shpenzimeve të Qeverisë së Përgjithshme ishte 2 151.6 milionë Euro. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë pagat dhe mëditjet me pjesëmarrje 29%; kontributet sociale dhe përfitimet, me pjesëmarrje 25%; formimi i bruto kapitalit fiks me pjesëmarrje 23%; konsumi i ndërmjetëm, me pjesëmarrje prej 12%; ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve.

Ky publikim është përgatitur në përputhje të plotë me Udhëzuesin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për Statistikat e Financave Qeveritare (GFSM 2014) dhe sipas Sistemit të Llogarive Evropiane (ESA 2010).