Llogaritë Ekonomike për Bujqësi, 2015

  • 25/11/2016

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Llogaritë Ekonomike për Bujqësi, 2015”.

Ky publikim përfshin të dhëna për prodhimet bimore, prodhimet blegtorale dhe shpenzimet në ferma, në terma monetare.

Vlerat janë prezantuar me çmime të prodhimit, çmime aktuale dhe konstante.

Në vitin 2015, prodhimet bimore gjithsej kanë shënuar rritje prej 8.0%, krahasuar me vitin 2014. Rritja mund të shpjegohet me faktin se kultivimi i perimeve dhe bimëve foragjere ka shënuar rritje.

Kurse, prodhimet blegtorale gjithsej kanë shënuar rritje prej 7.7% në vitin 2015, krahasuar me vitin 2014. Rritja mund të shpjegohet me faktin se në vitin 2015 është rritur vlera e kafshëve dhe prodhimeve blegtorale.

Prandaj, prodhimet bimore dhe blegtorale gjithsej kanë shënuar rritje prej 7.9% në vitin 2015, krahasuar me vitin 2014.

Ndërsa, konsumi i ndërmjetëm gjithsej ka shënuar rritje prej 2.6% në vitin 2015, krahasuar me vitin 2014. 

Llogaritë Ekonomike për Bujqësi 2015 janë hartuar sipas metodologjisë së përcaktuar nga Eurostati: Udhëzuesi i Llogarive Ekonomike për Bujqësi dhe Pylltari EAA/EAF 97 (Rev.1.1) dhe Rregullorja e Komisionit (KE) Nr. 306/2005.


Për më shumë informata, lidhur me Llogaritë Ekonomike për Bujqësi 2015, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/bujqesi/llogarite-ekonomike-per-bujqesi