Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti, priti në takim zv. Kryeshefin Ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, z. Ilir Berisha.

  • 14/12/2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti priti në takim zv. Kryeshefin Ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, z. Ilir Berisha.

Në kuadër të komunikimit ndër-institucional për projektin e Regjistrimit të Popullsisë, përfaqësuesit e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, e njoftuan Kryeministrin Kurti për së afërmi mbi procesin, përgatitjet, dhe zhvillimet e reja në projektin e Regjistrimit të Popullsisë 2023

Kryeministri Kurti, përmendi rëndësinë e hartimit të politikave kombëtare bazuar në të dhëna cilësore, për adresimin e kërkesave dhe nevojave të qytetarëve.

Në bazë të planit të aktiviteteve për Regjistrimin e Popullsisë, ASK do të vazhdoj takimet e rregullta me të gjithë akterët me rëndësi në vend.