Kosova në Shifra, 2020
Agjencia e Statistikës së Kosovës (ASK) ka publikuar “Kosova në Shifra” për vitin 2020
Kosova në Shifra është botuar për herë të parë në vitin 2005 si një nga botimet më të veçanta dhe të rëndësishme, sepse në vete përmban të dhëna të ndryshme statistikore. Në këtë publikim përmblidhen të dhëna statistikore në seri të ndryshme kohore, që kanë të bëjnë me Kosovën, kryesisht të dhënat e fundit në këtë publikim janë të dhënat e vitit 2020.
Informacionet statistikore, që janë paraqitur në “Kosova në Shifra” 2020 janë përgatitur në bazë të eksperiencës, bashkëpunimit me shfrytëzuesit dhe gatishmërisë së departamenteve të ASK-së, për t’iu përgjigjur në kohë dhe me cilësi kërkesave të përdoruesve.
Po ashtu, në këtë publikim gjenden të dhëna përmbledhëse statistikore, grafikë, harta dhe analiza mbi gjendjen aktuale për fusha të veçanta të veprimtarive ekonomike, sociale dhe bujqësore në Republikën e Kosovës.
Në këtë publikim, ofrohen të dhëna lidhur me ngjarjet jetësore, që kanë ndodhur në nivel vendi dhe të komunave, sipas karakteristikave kryesore, si: mosha, gjinia, shëndetësia, kultura, arsimi, etj. gjatë vitit 2020.