Kosova në Shifra 2015

  • 30/09/2016

Agjencia e Statistikës së Kosovës (ASK) ka nxjerrë publikimin “Kosova në Shifra” për vitin 2015.

Kosova në Shifra për herë të parë është botuar në vitin 2005, si një nga botimet më të veçanta dhe të rëndësishme. Në këtë publikim përmblidhen të dhëna statistikore në seri të ndryshme kohore, që kanë të bëjnë me Kosovën për vitin 2015. 

Informacionet statistikore, që janë paraqitur në “Kosova në Shifra” 2015 janë përgatitur në bazë të përvojës, bashkëpunimit me përdoruesit dhe gatishmërisë së ASK-së, për t’iu përgjigjur me kohë dhe me cilësi, kërkesave të përdoruesve.

Po ashtu, në këtë publikim gjenden të dhëna përmbledhëse statistikore, grafikë, harta dhe analiza mbi gjendjen aktuale për fusha të veçanta të veprimtarive ekonomike, sociale dhe bujqësore në Republikën e Kosovës; Të dhëna lidhur me ngjarjet jetësore, që kanë ndodhur në nivel vendi dhe të komunave, sipas karakteristikave kryesore, si: mosha, gjinia, shëndetësia, kultura, arsimi, etj., gjatë vitit 2015.

Për më shumë informata, lidhur me “Kosova në Shifra”  2015, vizitoni:http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/te-pergjithshme/kosova-ne-shifra