Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Raportin vjetor të Statistikave Zyrtare për vitin 2021

  • 23/11/2022

Në mbledhjen e radhës të datës 22 nëntor 2022, Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Raportin vjetor të Statistikave Zyrtare për vitin 2021

Të gjeturat e Raportit vjetor 2021 të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) i arsyetoi Zv.Kryeshefi Ekzekutiv i ASK-së, z. Ilir T. Berisha. Ai theksoi se ky raport është përpiluar sipas Planit të punës së ASK-së dhe i njëjti paraqet punën dhe aktivitet e departamenteve që funksionojnë në kuadër të ASK-së. Z. Berisha u fokusua në të arriturat dhe sfidat me të cilat është përballur ASK-ja gjatë vitit 2021, me theks të veçantë ndikimin e Pandemisë Covid-19 dhe mbajtjen e zgjedhjeve nacional dhe lokale në Kosovë.

Gjatë kësaj mbledhjeje, pyetjet e anëtarëve të Komisionit u përqendruan kryesisht rreth Regjistrimit të Popullsisë, që ishte paraparë të mbahej në vitin 2021, e që pritet të ndodhë në vjeshtën e vitin 2023. Për që gjë, z. Berisha sqaroi në hollësi për formën dhe kohëzgjatjen e këtij procesi, duke u fokusuar edhe në pyetësorin e Regjistrimit të Popullsisë. Ai tha se “Pyetësori tashmë është në përfundim e sipër dhe se do të zhvillohen katër lloje të pyetësorit: Pyetësori individual, Pyetësori për ekonomi familjare, Pyetësori për banesa, dhe ai plotësues për matjen e diasporës.

Debati ndërmjet përfaqësuesve të Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal dhe përfaqësuesve të ASK-së zgjati përreth dy orë.

Më pas, Raporti vjetor 2021 u hodh në votim, ku u votua me shumicë votash. Me pajtueshmëri të të dyja palëve, Raporti do të procedohet për seancë plenare me disa rekomandime. 

Për më shumë informata, vizitoni: https://www.kuvendikosoves.org/shq/per-publikun/lajmi/komisioni-per-administrate-publike-pushtet-lo-31212/