Indeksi i Kostos së Ndërtimit (IKN),TM1 2019
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Kostos të Ndërtimit në Kosovë “ (IKN) ) për tremujorin e parë të vitit 2019, viti bazë 2015=100.
Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rënie për (-0.3 %) në tremujorin e parë TM1 2019 krahasuar me TM4 2018. Krahasuar me te njëjtën periudhë të vitit paraprak TM1 2018 Indeksi i Kostos të Ndërtimit pati ngritje prej (2.0 %) .
Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rënie për ( -0.3 % ) në tremujorin e parë TM1 2019 krahasuar me TM4 2018. Rënie më të madhe kishin kategoria materialet ( -0.5 %) dhe energjia (-3.1%).Rënia u neutralizua kryesisht me rritjen e çmimeve sipas kategorive transportit (4.3%) dhe kostot e tjera (0.3%).
Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë (IKN) u ngrit për (2.0 %) në TM1 2019 krahasuar me TM1 2018. Ngritja e indeksit kryesisht u vërejt të kategoria transporti (19.2%), kostot e tjera (2.0 %), materialet (1.9%) dhe energjia (1.9%).