Indeksi i Kostos së Ndërtimit (IKN), TM4 2022
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e katërt (TM4) 2022
Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rënie për (-0.6%) në tremujorin e katërt (TM4) 2022, krahasuar me tremujorin e tretë (TM3) 2022. Rënie më të madhe kishte te: energjia (-42.8%); dhe materialet (-0.3%).
Ndërsa, rritje kishte te: makineritë (3.9%); kostot e tjera (1.4 %); dhe pagat (0.9%).
Ndërkaq, krahasuar TM4 2022 me të njëjtën periudhë të vitit paraprak (TM4 2021), Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati rritje për 16.7%. Rritja e indeksit, kryesisht u vërejt te: transporti (40.4%); makineritë (17.8%); materialet (17.6%); kostot e tjera (12.5%); dhe pagat (9.6%).
Ndërsa, rënie u vërejt te energjia (-15.2% ).