Indeksi i Kostos së Ndërtimit (IKN), TM4 2021
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e katërt (TM4) 2021
Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati ngritje për 1.8% në TM4 2021, krahasuar me tremujorin e tretë (TM3) 2021. Ngritja më e madhe e indeksit ishte te: materialet (2.3%); kostot e tjera (2.1%); energjia (1.0%) dhe pagat (0.5%).
Ndërkaq, krahasuar TM4 2021 me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (TM4 2020) Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati ngritje për 16.0%. Ngritja e indeksit kryesisht u vërejt te kategoritë: materialet (20.6%); energjia (16.4%); transporti (6.7%); kostot e tjera (6.6%); pagat (3.4%) dhe makineritë (2.8%).