Indeksi i Kostos së Ndërtimit (IKN), TM4 2018
Rritet kostoja e ndërtimit për 0.2% në TM4 2018, krahasuar me TM3 2018
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon “Indeksin e Kostos së Ndërtimit në Kosovë “ (IKN) ) për TM4 2018
Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati ngritje për 0.2% në tremujorin e katër (TM4 2018), krahasuar me TM3 2018. Ngritje më të mëdha kishin kostot e tjera prej 1.1%; energjia prej 0.4%; dhe materialet prej 0.2%.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak TM4 2017, indeksi i Kostos së Ndërtimit pati ngritje për 1.5%. Ngritja e indeksit, kryesisht u vërejt të kategoritë: transporti (14.3%), kostot e tjera (2.2%), dhe materialet (1.4%).