Indeksi i Kostos së Ndërtimit (IKN), TM4 2017
Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë (IKN) u ngrit për 0.7% në TM4 2017
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e katërt të vitit 2017
Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë (IKN) u ngrit për 0.7% në TM4 2017, krahasuar me TM3 2017. Ngritje më të madhe kishin kategoritë: energjia (2.9%); materialet (0.9%); dhe kostot e tjera (0.3%). Kurse, një rënie e lehtë u vërejt te makineritë (-0.1%).
Ndërkaq, krahasuar TM4 2017 me TM4 2016, Indeksi i Kostos së Ndërtimit kishte ngritje me një mesatare prej 2.8%. Ngritja e indeksit, kryesisht u vërejt te kategoritë: transport (16.7%); materiale (3.5%); energji (4.0%); dhe kostot e tjera (0.7%). Ndërsa, kategoria e makinerisë kishte një rënie prej (-2.9%).