Indeksi i Kostos së Ndërtimit (IKN), TM3 2019

  • 10/12/2019

Bie kostoja e ndërtimit në TM3 2019 krahasuar me TM2 2019

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e tretë (TM3) 2019

Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pësoi rënie për (-0.4%) në tremujorin e tretë (TM3) 2019, krahasuar me TM2 2019. Rënie më të madhe kishin kategoritë: materialet (-1.1%), pagat (-0.3%), dhe kostot e tjera (-0.1%).

Rënia e çmimeve u neutralizua, kryesisht me ngritjen e çmimeve sipas kategorive të:  transportit (9.6%), energjisë (2.1%), dhe makineritë (0.5%).

Ndërkaq, krahasuar TM3 2019 me periudhën e njëjtë të vitit paraprak (TM3 2018), Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati ngritje prej 0.5%. Ngritja e indeksit, kryesisht u vërejt te: transporti  (13.0%), pagat (1.7%), kostot e tjera (1.4%), dhe makineritë (1.1%).

Ndërsa, gjatë kësaj periudhe pati rënie te: energjia (-0.7%) dhe materialet (-0.4%).