Indeksi i Kostos së Ndërtimit (IKN), TM2 2020

  • 09/09/2020

Bie indeksi i kostos së ndërtimit

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e dytë (TM2) të vitit 2020

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e dytë (TM2) të vitit 2020.

Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pësoi rënie për (-0.1%) në tremujorin e dytë (TM2) 2020, krahasuar me TM1 2020. Rënie më të madhe kishin transportet (-4.0 %); energjia (-1.8 %); dhe kostot e tjera (-0.8%).

Rënia e çmimeve u neutralizua, kryesisht me ngritjen e çmimeve te makineritë (0.5%) dhe te materialet (0.2%).

Ndërkaq, krahasuar TM2 2020 me te njëjtën periudhë të vitit paraprak (TM2 2019) Indeksi i Kostos së Ndërtimit pësoi rënie për (-1.3%). Rënia e indeksit kryesisht u vërejt te kategoria pagat (-3.3 %); materialet (-1.6%) dhe energjia (-1.0 %).

Ndërsa ngritje  pati te transporti (8.0%); makineritë (1.7%); dhe kostot e tjera (0.2%).