Indeksi i Kostos së Ndërtimit (IKN), TM2 2017
Ngritet kostoja e ndërtimit në TM2 2017 për 1.9% krahasuar me TM2 2016
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Kostos së Ndërtimit për TM2 2017
Indeksi i kostos të ndërtimit (IKN) për tremujorin e dytë 2017
Indeksi i tërësishëm i kostos të ndërtimit në Kosovë (IKN) u ngrit për (0.1%) në tremujorin e dytë TM2 2017 krahasuar me TM1 2017. Krahasuar me TM2 2016 indeksi i kostos të ndërtimit kishte ngritje me një mesatare prej (1.9%) .
Tremujori i dytë 2017- Tremujori i parë 2017 0.1 %
Indeksi i tërësishëm i kostos të ndërtimit në Kosovë (IKN) u ngrit për ( 0.1 % ) në tremujorin e dytë TM2 2017 krahasuar me TM1 2017. Ngritje më të madhe ishin të kategoria energjia (3.2 %) dhe materialet hidro-sanitare (1.0 %). Ngritja u neutralizua me rënien e kostove të tjera ( -0.7%) dhe materialeve elektrike (-0.4%) .
Tremujori i dytë 2016 - Tremujori i dytë 2017 1.9 %
Indeksi i tërësishëm i kostos të ndërtimit në Kosovë (IKN) u ngrit për (1.9%) në TM2 2017 krahasuar më TM2 2016 . Ngritja e indeksit kryesisht u vërejt të kategoritë : transporti (16.7%), energjia (2.1%),kostot e tjera (1.9%), makineritë (1.1%) dhe te kategoria materialet me (0.7%) .