Indeksi i Kostos së Ndërtimit (IKN), TM2 2016

  • 13/09/2016

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e dyë (TM2) të vitit 2016.

Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë (IKN), në tremujorin e dytë (TM2) 2016, pësoi rënie prej (-1.5%), krahasuar me TM1 2016.

Rënia më e madhe ishte te: kategoria e energjisë (-17.3%); transporti (-16.7%); materialet ndërtimore (-1.4%); si dhe kostot e tjera (-0.9%).

Rënia u neutralizua, kryesisht nga ngritja e çmimeve te kategoritë: paga (0.2%) dhe materialet (materialet elektrike, 0.8%; dhe materialet hidro-sanitare, 0.8%.

Kurse, Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) në TM2 2016 pësoi rënie prej (-1.9%), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (TM2 2015). Rënia më e madhe u vërejt te kategoritë: makineria (-33.3 %); energjia (-16.5 %); materialet ndërtimore (-1.0%); materialet elektrike (-1.0%); si dhe kostot e tjera (-0.1%).

Rënia u neutralizua, kryesisht nga ngritja e çmimeve te kategoria e makinerive prej (3.3%); te materialet hidro-sanitare (1.9%).

 

Për më shumë informata lidhur me Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN) për TM2 2016, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/