Indeksi i Kostos së Ndërtimit (IKN), TM1 2022
Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për 11.5 % në tremujorin e parë (TM1) 2022 krahasuar me tremujorin e katërt (TM4) 2021. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak TM1 2021 Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati rritje për (24.6 %).
Tremujori i parë 2022 - Tremujori i katërt 2021 11.5 %
Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për 11.5 % në tremujorin e parë (TM1) 2022 krahasuar me tremujorin e katërt (TM4) 2021. Rritje më të madhe kishte te kategoritë: materialet (13.2 %), transporti (12.3 %), makineritë (6.9 % ), pagat (6.2 % ), kostot e tjera (3.6%) dhe energjia (0.3 %).
Tremujori i parë 2022 - Tremujori i parë 2021 24.6 %
Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati ngritje (24.6%) në tremujorin e parë (TM1) 2022 krahasuar me tremujorin e katërt (TM1) 2021. Ngritja e indeksit kryesisht u vërejt te kategoria: materialet (30.4 %), transporti (19.8 %), energjia (13.2%), makineritë (8.6 %), pagat (8.4 %) dhe kostot e tjera (8.2 %).