Indeksi i Kostos së Ndërtimit (IKN), TM1 2018
Bien çmimet e kostos së ndërtimit për (-0.7%)
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Kostos së Ndërtimit” (IKN) për tremujorin e parë (TM1) të vitit 2018
Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati një rënie prej (-0.7%) në tremujorin e parë (TM1 2018), krahasuar me TM4 2017. Rënie më të madhe kishin kategoritë: energjia (-4.9%) dhe materialet (-1.0%). Kurse, një ngritje e lehtë u vërejt te: makineritë 0.7% dhe kostot e tjera 0.5%.
Ndërkaq, krahasuar TM1 2018 me TM1 2017, Indeksi i Kostos së Ndërtimit kishte ngritje me një mesatare prej 0.6%. Ngritja e indeksit u vërejt kryesisht te kategoria e materialeve prej 1.0%.
Ndërsa, kategoritë që kishin rënie ishin: makineria (-2.2%) dhe energjia (-1.4%).