Indeksi i Kostos së Ndërtimit (IKN), TM1 2016
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e parë të vitit 2016.
Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit (IKN) në tremujorin e parë (TM1) 2016 në Kosovë ka një rritje prej 1.0 %, krahasuar me tremujorin e katër (TM4) të vitit 2015.
Rritja e indeksit të kosotos së ndërtimit vërehet te: makineria me 2.7%; dhe te materialet ndërtimore me 1.6%.
Kurse, rënia e indeksit të çmimeve të kostos së ndërtimit është vërejtur te materialet elektrike prej (-2.1%).
Ndërkaq, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak (TM1 2015), në TM1 2016 IKN pati një rënie prej (-0.1%).
Rënia e indeksit të çmimeve të kostos së ndërtimit është vërejtur te disa kategori si: transporti me (-20.0%); dhe te materialet elektrike me (-3.0%).
Rënia e çmimeve u neutralizua me ngritjen e çmimeve te: pagat me 4.2%, makineritë me 3.1% dhe energjia me 1.6%.
Për më shumë informata lidhur me Indeksin e Kostos së Ndërtimit për TM1 2016, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/cmimet