Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK), Shkurt 2018

  • 12/03/2018

Shkalla e inflacionit e matur në muajin shkurt 2018, me muajin shkurt 2017 ishte 0.0%

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin shkurt të vitit 2018

Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit prej muajit janar 2016 publikohet me vitin bazë 2015=100

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend është më i lartë për 0.3% në muajin shkurt 2018, krahasuar me muajin janar 2018. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: mish (0.8%); pemë (4.1%); perime (4.3%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (0.6%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve për 0.4% në IHÇK.

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupi i qumështit, djathit dhe vezëve (-1.1%) me një ndikim prej (-0.1 %) në IHÇK.

Shkalla e inflacionit e matur në muajin shkurt 2018, me muajin shkurt 2017 ishte 0.0%.

Përkundër mosndryshimit në muajin shkurt 2018 të indeksit të tërësishëm të harmonizuar të çmimeve të konsumit, me muajin shkurt 2017, në këtë periudhë vërehen disa ndryshime të çmimeve të artikujve dhe shërbimeve te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it. Ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet: bukë dhe drithëra (2.5%); mish (1.5%); vajëra dhe yndyra (2.7%); pemë (12.5%); kafe, çaj dhe kakao (4.6%); duhan (3.5%); shërbime për transport (2.2%)-(ngritje e çmimit të biletave me aeroplan) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.0% në IHÇK.

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve në këtë periudhë te nëngrupet: qumësht, djath dhe vezë (-4.1%); perime (-2.4%); sheqer dhe ëmbëlsira (-7.4%); rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (-9.4%)- (rënie e çmimit të energjisë elektrike në muajin shkurt 2018 për (-15.4%), krahasuar me tarifat dimërore të muajit shkurt të vitit 2017); pajisje audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informatave (-7.0%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve për (-1.0%) në IHÇK.

Shpjegim për shfrytëzuesit e të dhënave 

Zbatimi i tarifave të reja me pakicë të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë nga 1 prilli i vitit 2017 të aprovuara nga Zyra e Rregullatorit për Energji të Republikës së Kosovës të datës 31 mars 2017 është shkaku i ndryshimit të çmimit të energjisë elektrike në çdo muaj, të kalkulura nga Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KES/CO).