Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK), Shkurt 2016
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin shkurt 2016.
Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit prej muajit janar 2016 publikohet me vitin bazë 2015=100.
Indeksi i harmonizuar i tërësishëm i çmimeve të konsumit në vend është më i lartë për 0.2% në muajin shkurt 2016, krahasuar me muajin janar 2016.
Ngritje e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit vërehet te nëngrupet: pemë (2.5%); perime (3.3%); dhe pije alkoolike (1.3%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.3% në IHÇK.
Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit te nëngrupi i përdorimit të pajisjeve për transportin personal (-2.1%)-(rënie e çmimit të naftës dhe benzinës) me një ndikim prej -0.1% në IHÇK.
Shkalla e inflacionit e matur në muajin shkurt 2016 me muajin shkurt 2015 ishte 0.1%.
Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.1% në muajin shkurt 2016, krahasuar me muajin shkurt 2015. Ngritje e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit vërehet te nëngrupet: mish (2.4%); vajëra dhe yndyra (8.6%); sheqer dhe ëmbëlsira (8.9%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (2.2%); pije alkoolike (13.9%); duhan (11.1%); veshje (2.7%); prodhime dhe pajisje mjekësore (3.9%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.5% në IHÇK.
Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit te nëngrupet: bukë dhe drithëra (-1.5%); qumësht, djath dhe vezë (-1.8%); furnizim me ujë dhe shërbime të ndryshme, që kanë të bëjnë me vendbanimin (-6.2%); rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (-3.6%)-(përshkallëzimi i TVSh-së me 8.0% te buka dhe drithërat, qumështi, djathi dhe vezët, uji dhe rryma, ka ndikuar në rënie të indeksit te këto nëngrupe në një masë prej 0.5 % në IHÇK); perimet (-6.8%); përdorimi i pajisjeve për transportin personal (-8.3%) - (rënie e çmimit të naftës dhe benzinës për -10.4%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -1.4 % në IHÇK.
Për më shumë informata lidhur me Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/cmimet