Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK), Qershor 2019
Shkalla vjetore e inflacionit e matur në muajin qershor 2019 me muajin qershor 2018 ishte 3,0%.
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin Qershor të vitit 2019, viti bazë 2015=100.
Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte -0,3% në muajin qershor 2019.
Shkalla vjetore e inflacionit e matur në muajin qershor 2019 me muajin qershor 2018 ishte 3,0%.
Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit pësoi rënie në një mesatare prej -0,3 për qind në muajin qershor 2019 krahasuar me muajin maj 2019. Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit te nëngrupi i COICOP-it: perimet (-18,7%) me një ndikim të këtij nëngrupi prej -0,6 për qind në IHÇK-it.
Rënia u neutralizua kryesisht nga ngritja e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: mishi (1,6%), pemët (4,4%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,3 për qind në IHÇK-it.
Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 3,0% në muajin qershor 2019 krahasuar me muajin qershor 2018. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: buka dhe drithërat (13,4%), mishi (6,1%), qumështi, djathi dhe vezët (3,2%), perimet (4,6%), sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat (2,2%), kafja, çaji dhe kakao (3,6%), duhani (3,7%), veshje (1,2%), këpucë (2,3%), energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (2,1%)-(ngritje e çmimeve të druve të zjarrit), veglat dhe pajisjet për shtëpi dhe kopsht (2,5%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (3,2%), përdorimi i pajisjeve për transportin personal (0,8%), pushime të organizuara (8,0%), shërbimet hoteliere (1,3%), kujdesi personal (1,1%), gjëra personale stoli dhe orë (3,5%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 3,2 për qind në IHÇK-it.
Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: pemët (-8,1%), shërbimet për transport (-3,3%)-(rënie e çmimeve të biletave të transportit ajror) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,2 për qind në IHÇK-it..