Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK), Qershor 2017
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin qershor 2017.
Indeksi I harmonizuar i çmimeve të konsumit prej muajt janar 2016 publikohet me vitin bazë 2015=100
Indeksi i harmonizuar i tërësishëm i çmimeve të konsumit në vend është më i lartë për 0,3% në muajin qershor 2017 krahasuar me muajin maj 2017.
Shkalla e inflacionit e matur në muajin qershor 2017 me muajin qershor 2016 ishte 1,9%.
Indeksi i harmonizuar i tërësishëm i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0,3% në muajin qershor 2017 krahasuar me muajin maj 2017. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: pemët (5,6%), rryma, gazi dhe lëndë djegëse të tjera (17,9%)-(ngritje e çmimit të energjisë elektrike) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,9 për qind në IHÇK-it.
Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet: qumështi, djathi dhe vezët (-2,2%), perimet (-8,2%), përdorimi i pajisjeve për transportin personal (-0,6%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,6 për qind në IHÇK-it.
Indeksi i harmonizuar i tërësishëm i çmimeve të konsumit është më i lartë për 1,9 për qind në muajin qershor 2017 krahasuar me muajin qershor 2016 në këtë periudhë vërehen disa ndryshime të çmimeve të artikujve dhe shërbimeve te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it. Ngritje e çmimeve të konsumit vërehet te nëngrupet: mishi (1,2%), qumështi, djathi dhe vezët (1,4%), pemët (12,4%), sheqeri dhe ëmbëlsirat (6,2%), kafja, çaji dhe kakao (9,4%), uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (1,3%), duhani (5,6%), rryma, gazi dhe lëndë djegëse të tjera (16,3%) - (ngritje e çmimit të energjisë elektrike për 25,4% krahasuar me tarifat verore të muajt qershor të vitit 2016), përdorimi i pajisjeve për transportin personal (3,8%)-(ngritje e çmimit të naftës dhe benzinës) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2,1 për qind në IHÇK-it.
Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve në këtë periudhë te nëngrupet: blerja e automjeteve (-1,7%), pajisjet audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informatave (-6,8%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,2 për qind në IHÇK-it.
Shpjegim për shfrytëzuesit e të dhënave
Zbatimi i tarifave të reja me pakicë të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë nga 1 prilli i vitit 2017 të aprovuara nga Zyra e Rregullatorit për Energji të Republikës së Kosovës të datës 31 mars 2017 është shkaku i ndryshimit të çmimit të energjisë elektrike në çdo muaji të kalkulura nga Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KES/CO).