Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK), Nëntor 2019

  • 11/12/2019

Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0,2% në muajin nëntor 2019.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin Nëntor të vitit 2019, viti bazë 2015=100.

Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0,2% në muajin nëntor 2019.

Shkalla vjetore e inflacionit e matur në muajin nëntor 2019 me muajin nëntor 2018 ishte 1,7%.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0,2% në muajin nëntor 2019 krahasuar me muajin tetor 2019. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: qumështi, djathi dhe vezët (2,2%), perimet (3,0%), sigurimet (19.5%)-(ngritja prej 26% e çmimeve të sigurimeve të automjeteve çoi në një ngritje prej 0,1% të IHÇK-it), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,3 për qind në IHÇK-it.

Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve te nëngrupet e COICOP-it: pemët (-2,0%), shërbimet për transport (-2,1%)-(rënie e çmimeve të biletave të transportit ajror) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,1 për qind në IHÇK-it.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 1,7% në muajin nëntor 2019 krahasuar me muajin nëntor 2018. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: buka dhe drithërat (7,0%), mishi (2,0%), qumështi, djathi dhe vezët (3,2%), pemët (5,9%), sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat (2,0%), prodhimet ushqimore kripa, erëzat etj. (2,4%), kafja, çaji dhe kakao (11,2%), ujë, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (1,4%), pijet alkoolike (1,3%), duhani (2,8), pajisje shtëpiake (1,6%), qelqurinat, takëmet dhe mjetet e kuzhinës (3,4%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (3,1%), shërbimet ambulatore (2,4%), blerja e automjeteve (3,6%), shërbimet telefonike dhe të telefaksit (0,9%), shërbimet hoteliere (0,7%), shërbimet e akomodimit (6,0%), gjërat personale (3,3%), sigurimet (19.5%)-(ngritja prej 26% e çmimeve të sigurimeve të automjeteve çoi në një ngritje prej 0,1% të IHÇK-it), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej  2,2 për qind në IHÇK-it.

Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: perimet (-5,0%), përdorimi i pajisjeve për transportin personal (-2,3%)-(rënie e çmimeve të naftës dhe benzinës), shërbimet për transport (-5,7%)-(rënie e çmimeve të biletave të transportit ajror) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,5 për qind në IHÇK-it.