Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK), Nëntor 2018
Shkalla vjetore e inflacionit e matur në muajin nëntor 2018 me muajin nëntor 2017 ishte 2.1%
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin nëntor të vitit 2018
Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.7% në nëntor 2018, që do të thotë se indeksi i tërësishëm ishte më i lartë, duke krahasuar me muajin tetor 2018. Kjo, kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (4.2%); qumësht, djath dhe vezë (0.6%); vajëra dhe yndyra (1.1%); perime (3.5%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (1.1%); dru zjarri për ngrohje (3.6%); pajisje audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informative (1.4%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.8 për qind në IHÇK.
Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupi i pemëve (-4.0%) me një ndikim të këtij nëngrupi prej (-0.1%) në IHÇK.
Ndërkaq, shkalla vjetore e inflacionit e matur në muajin nëntor 2018 me muajin nëntor 2017 ishte 2.1%. Kjo, kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (5.0%); mish (4.6%); qumësht, djath dhe vezë (1.1%); perime (12.3%); pije alkoolike (3.0%); duhan (2.8%); përdorim të pajisjeve për transportin personal (11.5%)-(ngritje e çmimit të naftës dhe benzinës), shërbimet për transport (6.3%)-(ngritje e çmimeve të biletave të transportit ajror), shërbimet hoteliere (2.3%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2.8% në IHÇK.
Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-11.8%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (-4.5%), ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (-1.4%); energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (-5.8%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.7%) në IHÇK.