Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK), Mars 2017
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin mars të vitit 2017.
Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit prej muajt janar 2016 publikohet me vitin bazë 2015=100
Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend pësoi rënie në një mesatare prej (-0.1%) në muajin mars 2017, krahasuar me muajin shkurt 2017. Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit te nëngrupi i qumështit, djathit dhe vezëve për (-3.1%), me një ndikim prej (-0.2%) në IHÇK.
Rënia u neutralizua nga ngritja e çmimeve të konsumit te nëngrupi i pemëve për 4.8% me një ndikim prej 0.1% në IHÇK.
Shkalla e inflacionit e matur në muajin mars 2017 me muajin mars 2016 ishte 1.5%.
Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 1.5% në muajin mars 2017, krahasuar me muajin mars 2016. Në këtë periudhë vërehen disa ndryshime të çmimeve të artikujve dhe shërbimeve te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it. Ngritja e çmimeve të konsumit vërehet te nëngrupet: mish (1.0%); qumësht, djath dhe vezë (4.3%); sheqer dhe ëmbëlsira (8.3%); kafe, çaj dhe kakao (6.2%); duhan (5.4%); rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (4.1%) - (ngritja e çmimit të drunjve për ngrohje); përdorim i pajisjeve për transportin personal (11.3%) - (ngritja e çmimit të naftës dhe benzinës), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.8% në IHÇK.
Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve në këtë periudhë te nëngrupet: perime
(-3.2%); blerje e automjeteve (-1.1%), pajisje audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informatave (-4.2%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.3%) në IHÇK.
Për më shumë informata lidhur me Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit vizitoni: http://ask.rks-gov.net/media/3178/ih%C3%A7k_mars-_2017.pdf