Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK), Mars 2016

  • 12/04/2016

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin mars 2016. 

Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit prej muajit janar 2016 publikohet me vitin bazë 2015=100.

Indeksi i harmonizuar i tërësishëm i çmimeve të konsumit në vend është më i lartë për 0.1% në muajin mars 2016 krahasuar me muajin shkurt 2016. 

Ngritje e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit vërehet te nëngrupet: pemë (3.4%); përdorimi i pajisjeve për transportin personal (1.6%) - (ngritje e çmimit të naftës dhe benzinës); shërbimet për transport (2.5%)-(ngritje e çmimit të biletave me aeroplan) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.4 % në IHÇK. 

Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit te nëngrupet: qumësht, djath dhe vezë (-1.4%); perime (-1.6%); rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (-1.0%)-(rënie e çmimit të drurëve të zjarrit) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0.3 % në IHÇK.

Shkalla e inflacionit e matur në muajin mars 2016 me muajin mars 2015 ishte 0.1%. 

Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.1% në muajin mars 2016 krahasuar me muajin mars 2015. Ngritje e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit në këtë periudhë është vërejtur te nëngrupet: mish (2.4%); vajëra dhe yndyra (7.7%); sheqer dhe ëmbëlsira (8.9%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perime (2.5%); pije alkoolike (15.5%); duhan (11.0%); veshje (2.8%); prodhime dhe pajisje mjekësore (3.6%); blerje e automjeteve (1.4%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.7 % në IHÇK.

Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit te nëngrupet: bukë dhe drithëra (-1.8%); qumësht, djath dhe vezë (-1.2%); perime (-7.8%); furnizim me ujë dhe shërbime të ndryshme, që kanë të bëjnë me vendbanimin (-6.7%); rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (-4.1%)-(përshkallëzimi  i TVSH-së me 8.0% te buka dhe drithërat, qumështi, djathi dhe vezët, uji dhe rryma, ka ndikuar në rënie të indeksit te këto nëngrupe, në një masë prej 0.5 %), përdorim i pajisjeve për transportin personal (9.0%)-(rënie e çmimit të naftës dhe benzinës), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -1.6 % në IHÇK. 


Për më shumë informata lidhur me Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/cmimet