Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK), Maj 2018

  • 12/06/2018

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK), Maj 2018

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin maj të vitit 2018.

Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit prej muajit janar 2016 publikohet me vitin bazë 2015=100

Indeksi i harmonizuar i tërësishëm i çmimeve të konsumit në vend pësoi rënie në një mesatare prej -0,2 për qind në muajin maj 2018 krahasuar me muajin prill 2018. Shkalla e inflacionit e matur në muajin maj 2018 me muajin  maj 2017 ishte 1.0%.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit pësoi rënie në një mesatare prej -0,2 për qind në muajin maj 2018 krahasuar me muajin prill 2018. Kjo kryesisht është shpjeguar me rënjen e çmimeve të konsumit tek nëngrupet e COICOP-it: buka dhe drithërat (-0,5%), qumështi, djathi dhe vezët (-1,7%), rryma, gazi dhe lëndë djegëse të tjera (-6,3%), shërbimet për transport (-2,8%) -(rënie e çmimit të biletave me aeroplan) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,6 % në IHÇK-it.

Rënia u neutralizua kryesisht nga ngritja e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: pemët (4,4%), përdorimi i pajisjeve për transportin personal (2,7%)-(ngritje e çmimit të naftës dhe benzinës), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,4 % në IHÇK-it.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 1,0% në muajin maj 2018 krahasuar me muajin maj 2017. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: buka dhe drithërat (1,9%), mishi (0,9%), perimet (5,9%), duhani (3,1%), rryma, gazi dhe lëndë djegëse të tjera (8,4%), përdorimi i pajisjeve për transportin personal (4,7%)-(ngritje e çmimit të naftës dhe benzinës), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1,3 për qind në IHÇK-it.

Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: sheqeri dhe ëmbëlsirat (-8,7%), uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (-1,4%), pajisjet audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informatave (-5,6%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,3 për qind në IHÇK-it.

Për më shumë informata lidhur me Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit për muajin mars 2018, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves /ekonomi/cmimet