Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK), Korrik 2022
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin korrik 2022, viti bazë 2015=100
Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.9% në muajin korrik 2022.
Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0.9% në muajin korrik 2022, krahasuar me muajin qershor 2022. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: pushime të organizuara (22.1%); shërbime për transport (9.4%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (7.4%); qumësht, djathë dhe vezë (4.8%); bukë dhe drithëra (3.9%); pemë (3.6%); pije alkoolike (3.5%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (2.6%); shërbime hoteliere (2.0%); mish (1.7%); qelqurina, takëme dhe mjetet e kuzhinës (1.1%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.5 për qind në IHÇK.
Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (-7.7%) dhe perime (-3.5%), me një ndikim prej (-0.6 për qind) në IHÇK.
Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin korrik 2022, me muajin korrik 2021, ishte 14.2%.
Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 14.2 për qind në muajin korrik 2022, krahasuar me muajin korrik 2021. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: vajra dhe yndyra ushqimore (54.1%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (44.1%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (43.5%); bukë dhe drithëra (32.1%); shërbime për transport (27.7%); gaz (26.8%); qumësht, djathë dhe vezë (26.3%); mish (21.8%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (19.1%); kafe, çaj dhe kakao (16.8%); prodhime të ndryshme ushqimore, salca, erëza kripë, ushqim për fëmijë etj. (15.2%); shërbime hoteliere (14.6%); materiale për mirëmbajtjen dhe riparimin e banesës (12.2%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (11.5%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (11.3%); shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (9.9%); pushime të organizuara (8.3%); perime (7.7%); kujdes personal (7.4%); pije alkoolike (7.1%); gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshte dhe manare (6.9%); gjërat personale (6.6%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (6.5%); pajisje shtëpiake (6.2%); pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal (6.2%); blerje e automjeteve (5.7%); mobilie dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (5.1%); duhan (4.7%); qelqurina, takëme dhe mjetet e kuzhinës (3.7%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 14.3 për qind në IHÇK.
Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupi i COICOP-it: pemë (-6.4%), me një ndikim prej (-0.1 për qind) në IHÇK.