Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK), Janar 2017

  • 15/02/2017

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin janar të vitit 2017.

Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit prej muajt janar 2016 publikohet me vitin bazë 2015=100

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend është më i lartë për 0.8% në muajin janar 2017, krahasuar me muajin dhjetor 2016. Ngritja e indeksit të çmimeve të konsumit vërehet te nëngrupet e COICOP-it: qumështi, djathi dhe vezët (1.5%); pemët (3.1%); perimet (14.1%); rryma, gazi dhe lëndët e tjera djegëse (2.1%)-(ngritje e çmimit të drunjve dhe peletit për ngrohje), përdorimi i pajisjeve për transportin personal (1.7%)-(ngritje e çmimit të naftës dhe benzinës) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.8 për qind në IHÇK.

Shkalla e inflacionit e matur në muajin janar 2017 me muajin janar 2016 ishte 1.7%.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 1.7% në muajin janar 2017, krahasuar me muajin janar 2016. Në këtë periudhë vërehen disa ndryshime të çmimeve të artikujve dhe shërbimeve te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it. Ngritja e indeksit të çmimeve të konsumit vërehet te nëngrupet e COICOP-it: mish (0.9%); qumësht, djath dhe vezë (6.7%); sheqer dhe ëmbëlsira (8.2%); kafe, çaj dhe kakao (5.1%); duhan (4.8%); veshje (3.0%); rrymë, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (3.4%)-(ngritja e çmimit të drunjve dhe peletit për ngrohje), përdorimi i pajisjeve për transportin personal (10.3%)-(ngritja e çmimit të naftës dhe benzinës), shërbimet për transport (4.9%)-(ngritja e çmimit të biletave me aeroplan) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2.0 për qind në IHÇK.

Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (-1.3%); perime (-2.1%); pajisjet audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informatave (-1.2%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.3%) në IHÇK.

Për më shumë informata lidhur me Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit vizitoni: http://ask.rks-gov.net/media/2859/indeksi-i-harmonizuar-i-%C3%A7mimeve-t%C3%AB-konsumit-junar-2017.pdf

Qasje në të dhëna të detajuara përmes platformës ASKDATA: http://askdata.rks-gov.net/PXWeb/pxweb/sq/askdata/askdata__Prices__Consumer%20Price%20Index/?rxid=15919c97-97a1-4f9c-9848-d7b9f2eab959