Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK), Janar 2016

  • 15/02/2016

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin janar 2016. 

Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit për muajin janar është publikuar me vitin bazë 2015=100.

Shkalla e inflacionit, e matur në muajin janar 2016, me muajin janar 2015 ishte 0.3%.  

Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend u ngrit për 0.5% në muajin janar 2016, krahasuar me muajin dhjetor 2015. Ngritja e çmimeve vërehet te nëngrupet: pemë (7.2%); perime (6.5%); dhe duhan (4.0%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.5 për qind në IHÇK. 

Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend u ngrit për 0.3% në muajin janar 2016, krahasuar me muajin janar 2015. Ngritja e çmimeve vërehet te nëngrupet: pemë (3.7%) dhe te përdorimi i pajisjeve për transportin personal (3.1%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.3 për qind në IHÇK. 

 

Për më shumë informata lidhur me Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit, vizitoni:http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/cmimet