Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK), 2018
Çmimet e konsumit (IHÇK) në vend më të larta në 2018 sesa në 2017
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit “(IHÇK) për vitin 2018
Publikimi vjetor i Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) i harmonizuar sipas konceptit ndërkombëtar, është implementuar nga muaji janar i vitit 2015 dhe përmban seritë kohore në baza vjetore për periudhën 2002 - 2018 të rillogaritur me vitin bazë 2015=100.
Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit (IÇK-IHÇK) në vend në vitin 2018 ishte më i lartë në një mesatare prej 1.1 për qind, krahasuar me vitin 2017.
Kjo, kryesisht është shpjeguar me rritjen e çmimeve të konsumit te: përdorimi i pajisjeve për transportin personal (6.7%) me një ndikim prej 0.5 për qind; buka dhe drithërat (2.7%) me një ndikim prej 0.3 për qind; mishi (2.3%), perimet (6.6%), që secila nëngrup ndikoi me 0.2 për qind; duhani (3.1%); shërbimet për transport (4.3%)-(ngritje e çmimeve të biletave të transportit ajror); shërbimet hoteliere (2.1%), që secili nëngrup ndikoi me 0.1 për qind në IHÇK.
Kurse, rënie e çmimeve mund të vërehet te: energjia elektrike, gazi dhe lëndët djegëse të tjera (-5.4%) me një ndikim prej (-0.2 për qind); sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat (-7.3%); pajisjet audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informative (-4.7%), që secili nëngrup ndikoi me (-0.1 për qind) në IHÇK.