Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Dhjetor 2017

  • 12/01/2018

Shkalla mesetare vjetore e inflacionit në vitin 2017 ishte 1.5%

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin dhjetor të vitit 2017

Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit prej muajit janar 2016 publikohet me vitin bazë 2015=100

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend është i pandryshuar 0.0 % në muajin dhjetor 2017, krahasuar me muajin nëntor 2017. Përkundër mosndryshimit në muajin dhjetor 2017 të indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit, krahasuar me muajin nëntor 2017, vërehen disa ndryshime të çmimeve të artikujve dhe shërbimeve te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it. Ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet: perime (2.8%), shërbimet për transport (3.5%) - (ngritje e çmimit të biletave me aeroplan) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.2 % në IHÇK.

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve te nëngrupet: rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (-2.5%) - (rënie e çmimit të energjisë elektrike në muajin dhjetor 2017 për  

(-4.9%), rënie e çmimeve te disa nëngrupe të konsumit prej (-5.8%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.2 % në IHÇK.

Shkalla e inflacionit e matur në muajin dhjetor 2017 me muajin dhjetor 2016 ishte 0.5%.

Indeksi i harmonizuar i tërësishëm i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0,5 për qind në muajin dhjetor 2017, krahasuar me muajin dhjetor 2016. Në këtë periudhë vërehen disa ndryshime të çmimeve të artikujve dhe shërbimeve te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it. Ngritje e çmimeve të konsumit vërehet te nëngrupet: bukë dhe drithëra (3.6%); mish (0.8%); pemë (13.6%); kafe, çaj dhe kakao (7.8%); duhan (3.9%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (1.4%)-(ngritje e çmimit të naftës dhe benzinës); shërbime për transport (3.2%)-(ngritje e çmimit të biletave me aeroplan) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.3% në IHÇK.

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve në këtë periudhë te nëngrupet: qumësht, djath dhe vezë (-1.2%); perime (-1.9%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira

(-4.1%); rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (-5.4%)-(rënie e çmimit të energjisë elektrike në muajin dhjetor 2017 për (-15.4%), krahasuar me tarifat dimërore të muajit dhjetor të vitit 2016); blerje e automjeteve (-1.5%); pajisje telefonike dhe të telefaksit (-8.3%); pajisje audio-vizuele, fotografike për përpunim i informatave (-6.6%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.8%) në IHÇK.

Shkalla mesetare vjetore e inflacionit në vitin 2017 ishte 1.5%.

Shpjegim për shfrytëzuesit e të dhënave 

Zbatimi i tarifave të reja me pakicë të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë nga 1 prilli i vitit 2017 të aprovuara nga Zyra e Rregullatorit për Energji të Republikës së Kosovës të datës 31 mars 2017 është shkaku  i ndryshimit të çmimit të energjisë elektrike në çdo muaji të kalkulura nga Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KES/CO).