Indeksi i Çmimeve të Prodhimit (IÇP), TM4 2022

  • 03/03/2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës publikon Indeksin e Çmimeve të Prodhimit (IÇP) për tremujorin e katërt (TM4) 2022

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë pësoj rënie për (-13.7%) ndërmjet  TM4 2022 dhe TM3 2022.  Rënie më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (-42.8%); prodhimi i pajisjeve elektrike (-6.6%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (-6.0%); prodhimi i produkteve të lëkurës dhe produkteve prej lëkurës (-4.4%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (-1.8%); prodhimi i produkteve minerale jo metalike (-1.4%); prodhimi i pijeve (-0.5%); dhe përpunimi i produkteve ushqimore (-0.2%).

Rënia u neutralizua me ngritjen e çmimeve te: xeheroret dhe guroret e tjera (16.6%); nxjerrja e xehes së metalit (10.5%); prodhimi i mjeteve motorike të (transportit), rimorkiove dhe gjysmë rimorkiove (8.5%); prodhimi i mobilieve (6.3%); prodhimi i produkteve kimike (3.0%); prodhimi produkteve të gomës dhe të plastikës (1.2%); prodhimi i metaleve (0.7%); produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (0.6%); dhe prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës (0.2%).

Ndërkaq, krahasuar TM4 2022 me TM4 2021, çmimet e prodhimit u ngriten në një mesatare prej 0.6%. Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: xeheroret dhe guroret tjera (16.6%); prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës (15.0%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (8.9%); përpunimi i produkteve ushqimore (7.9%); prodhimi produkteve të gomës dhe të plastikës (7.2%); prodhimi i produkteve minerale jo metalike (6.5%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (6.4%); prodhimi i mjeteve motorike të (transportit), rimorkiove dhe gjysmë rimorkiove (6.3%); prodhimi i metaleve (5.2%); prodhimi produkteve kimike (4.3%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (4.3%); grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (3.8%); prodhimi i pijeve (3.6%); prodhimi i mobilieve (1.8%); prodhimi i pajisjeve elektrike (1.4%); dhe prodhimi produkteve të lëkurës dhe produkteve prej lëkurës (0.8%).

Ngritja u neutralizua nga rënja e çmimeve te: energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (-15.2%); dhe nxjerrja e xehes së metalit (-4.4%).