Indeksi i Çmimeve të Prodhimit (IÇP), TM4 2017

  • 09/03/2018

Ngriten çmimet e prodhimit për 1.0% në TM4 2017

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhimit për tremujorin e katërt (TM4) 2017

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë është më i lartë për 1.0%, krahasuar  me TM3 2017. Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: prodhimi i pajisjeve elektrike (10.0%); prodhimi i metaleve (7.3%); nxjerrja e xehes së metalit (5.5%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës (përveç mobiljeve), prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gëshetuara – thurëse (3.0%); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (2.9%); prodhimi i produkteve ushqimore (0.6%); prodhimi i lëkurës dhe prodhimeve prej saj (0.5%); dhe prodhimi i letrës dhe prodhimeve prej saj (0.1%).                

Ngritja u neutralizua me rënien e çmimeve te: prodhimi i pijeve (-2.3%); prodhimi i mobiljeve (-1.6%); prodhimet e mineraleve jometalike (-1.0%); prodhimet e gomës dhe të plastikës (-0.9%); prodhimet kimike (-0.6%); prodhimet e fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (-0.2%); dhe prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (-0.1%).

Ndërkaq, krahasuar TM4 2017 me TM4 2016, çmimet e prodhimit u ngritën në një mesatare prej 1.6%. Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: prodhimi i pajisjeve elektrike (18.1%); nxjerrja e xehes së metalit (8.2%); prodhimi i drurit dhe i prodhimeve të drurit dhe të tapës (përveç mobiljeve), prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gëshetuara – thurëse (5.6%); prodhimi i metaleve (4.9%); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (4.0%); prodhimi i lëkurës dhe prodhimeve prej saj (2.7%); prodhimet ushqimore (1.1%); prodhimet kimike (1.0%); grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (0.2%); dhe prodhimet minerale jometalike (0.2%).

Ngritja u neutralizua me rënien  e çmimeve te: prodhimi i pijeve (-3.7%); prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysmërimorkiove (-2.5%); prodhimet e gomës dhe të plastikës (-1.2%); prodhimet e fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (-1.2%); prodhimi i mobiljeve (-0.8%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve  p.k.t  (-0.1%); dhe prodhimi i letrës dhe prodhimeve prej saj (-0.1%).