Indeksi i Çmimeve të Prodhimit (IÇP), TM3 2021

  • 06/12/2021

Ngriten çmimet e prodhimit

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhimit (IÇP) për tremujorin e tretë (TM3) 2021

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë u ngrit për 4.4% në TM3 2021, krahasuar me TM2 2021. Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (13.4%); prodhimi i mobilieve (7.2%); prodhimi i metaleve (5.3%); prodhimi i pajisjeve elektrike (4.0%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (3.4%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (2.9%); prodhimi produkteve të gomës dhe të plastikës (2.3%); prodhimi i produkteve minerale jo-metalike (1.1%); nxjerrja e xehes së metalit (0.7%); përpunimi i produkteve ushqimore (0.7%); dhe prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (0.3%).

Ngritja u neutralizua me rënien e çmimeve te: prodhimi i mjeteve motorike të (transportit), rimorkiove dhe gjysmë-rimorkiove (-2.1%); prodhimi i letrës dhe produkteve prej saj (-1.2%); prodhimi i pijeve (-0.6%); dhe xeheroret e guroret e tjera (-0.4%).

Ndërkaq, krahasuar TM3 2021 me TM3 2020, çmimet e prodhimit u ngritën në një mesatare prej 6.9%. Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (17.0%); prodhimi i metaleve (12.1%); prodhimi i mobilieve (9.0%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (4.7%); prodhimi produkteve të gomës dhe të plastikës (4.7%); nxjerrja e xehes së metalit (4.2%); prodhimi i pajisjeve elektrike (4.1%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (3.7%); prodhimi i produkteve minerale jo-metalike (2.6%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (2.5%); përpunimi i produkteve ushqimore (1.3%); grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (0.7%); prodhimi i letrës dhe produkteve prej saj (0.4%); dhe prodhimi produkteve kimike (0.3%).

Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve te: prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej saj (-3.3%); xeheroret dhe guroret e tjera (-0.8%); prodhimi i pijeve (-0.2%); dhe prodhimi i mjeteve motorike të (transportit), rimorkiove dhe gjysmë-rimorkiove (-0.1%).