Indeksi i Çmimeve të Prodhimit (IÇP), TM2 2017

  • 08/09/2017

Indeksi i tërsishem i çmimeve të prodhimit në Kosovë pësoj rënie për -0.4% mes të TM1 2017 dhe TM2 2017. Krahasuar me TM2 2016 Çmimet e prodhimit u ngriten në një mesatare prej 5.5%.

Tremujori i  Parë   2017 – Tremujori i  Dytë 2017 -0.4%

Çmimet e prodhimit në Kosovë pësuan rënie në një mesatare prej -0.4%, në mes të TM1 2017 dhe TM2 2017. Rënje  më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vrehen te: prodhimi i metaleve (-11.7%), prodhimi produkteve kimike (-3.7%), prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gëshetuara – thurëse  (-3.4%), nxjerrja e xehes së metalit (-2.7%), prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (-2.1%), prodhimi i produkteve ushqimore    (-0.3%), prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës (-0.3%), prodhimi i pijeve (-0.2%), prodhimi i mobiljeve (-0.2%) dhe prodhimi i produkteve minerale jometalike (-0.1%).

Rënia  u neutralizua me ngritjen  e çmimeve te: energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajr të kondicionuar (3.2%), prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkurës (3.1%) dhe prodhimi i paisjeve elektrike (2.3%).

Tremujori i Dytë  2016  -  Tremujori i Dytë   2017  5.5%

Çmimet e Prodhimit në Kosovë ngriten në një mesatare prej 5.5 % në mes të TM2 2016 dhe   TM2 2017. Ngritje  më të mëdha  sipas degeve të veprmtarive i ekonomike vrehen te: nxjerrja e xehes së metalit (54.9%), energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajr të kondicionuar (25.2%), prodhimi i paisjeve elektrike (4.4%) dhe grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (0.1%).

Ngritja u neutralizua me renien  e çmimeve te: prodhimi i produkteve ushqimore (-4.1%), prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gëshetuara – thurëse (-3.5%), prodhimi i pijeve (-3.3%), prodhimi produkteve kimike (-3.3%), prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve       (-2.9%), prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve  p.k.t (-1.5%), prodhimi produkteve të gomës dhe të plastikës (-1.3%), prodhimi i produkteve minerale jometalike (-1.0%), prodhimi i mobiljeve                (-0.9%), prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkurës (-0.5%), prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës (-0.2%) dhe prodhimi i metaleve (-0.2%).