Indeksi i Çmimeve të Prodhimit (IÇP), TM1 2020
Bien çmimet e prodhimit në TM1 2020
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhimit për tremujorin e parë (TM1) 2020
Indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë pësoi rënie për (-0.3%) ndërmjet TM4 2019 dhe TM1 2020. Rënie më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: prodhimi i mobilieve (-4.6%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t. (-4.6%); prodhimi i produkteve minerale jometalike (-4.5%); prodhimi i pijeve (-2.0%); prodhimi i mjeteve motorike të transportit, rimorkiove dhe gjysmë rimorkiove (-2.0%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (-1.4%); prodhimi i letrës dhe produkteve prej saj (-1.4%); prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (-1.3%); prodhimi i metaleve (-1.0%); dhe energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (-0.4%).
Rënia u neutralizua me ngritjen e çmimeve te: nxjerrja e xehes së metalit (7.1%); prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej saj (5.9%); prodhimi produkteve kimike (3.2%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (2.9%); prodhimi i pajisjeve elektrike (0.6%); xeheroret dhe guroret e tjera (0.4%); dhe përpunimi i produkteve ushqimore (0.4%).
Ndërkaq, krahasuar TM1 2020 me TM1 2019, çmimet e prodhimit u ulën në një mesatare prej (-0.2%). Rënie më të mëdha, sipas degëve të veprimtarive ekonomike, vërehen te: nxjerrja e xehes së metalit (-5.6%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t. (-4.6%); prodhimi i produkteve minerale jometalike (-2.9%); prodhimi i mobilieve (-2.2%); prodhimi i pijeve (-2.1%); prodhimi i metaleve (-1.0%); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (-0.9%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të tij dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (-0.8%); prodhimi i letrës dhe i produkteve prej saj (-0.5%); prodhimi i pajisjeve elektrike (-0.5%); grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (-0.3%); dhe prodhimi produkteve të gomës dhe të plastikës (-0.2%).
Rënia u neutralizua nga ngritja e çmimeve te: prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej saj (7.0%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (2.6%); prodhimi i mjeteve motorike të (transportit), rimorkiove dhe gjysmë rimorkiove (1.4%); përpunimi i produkteve ushqimore (0.7%); xeheroret dhe guroret e tjera (0.4%); dhe prodhimi i produkteve kimike (0.4%).