Indeksi i Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi, TM2 2018
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi“ për tremujorin e parë (TM2 2018) ( 2015 =100).
ASK-ja ka bërë ndërrimin e vitit bazë të indeksit nga 2010=100 në 2015=100 sipas metodologjisë së Eurostatit.
Ky publikim është i bazuar në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë. Grumbullimi i të dhënave është bërë në treg, ferma dhe vendet të tjera, ku çmimet e prodhimeve bujqësore mund të grumbullohen.
Prodhimet, të cilat krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe ato blegtorale. Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë. Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale. Në kuadër të blegtorisë, çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve. Në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për: qumësht, vezë dhe mjaltë. Të gjitha çmimet janë llogaritur në Euro dhe njësitë matëse janë në: kg, litër dhe copë.
Në tremujorin e dytë të vitit 2018, indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për
(0.41%), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017. Kurse, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rënie për (-3.99 %).
Ndërkaq, Indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rënie për (-0.94%), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017.
Për më shumë informata lidhur me Indeksi i Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi, për TM2 2018 (2015=100): http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/bujqesi/indeksi-i-cmimeve-dhe-cmimet-ne-bujqesi