Indeksi i Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi, 2015 – 2019 (2015=100)
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi“ (2015 - 2019 ) (2015=100 ).
Për të bërë krahasime dhe për t'i vërejtur ndryshimet janë prezantuar të dhëna për vitet 2015-2019 dhe për vitin bazik të vitit 2015, (2015 =100).
Ky publikim është i bazuar në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë. Grumbullimi i të dhënave është bërë në treg, ferma, dhe vendet tjera ku çmimet e prodhimeve bujqësore mund të grumbullohen.
Prodhimet të cilat krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe blegtorale. Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe; drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë. Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për blegtorin dhe prodhimet blegtorale. Në kuadër të blegtorisë çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve; gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve. Në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për qumësht, vezë dhe mjaltë. Të gjitha çmimet janë llogaritur në Euro dhe njësitë matëse janë në kg, litër dhe copë.
Ndryshimi vjetor i Indeksit në vitin 2019 krahasuar me vitin 2018 (ndryshimi në %)
Në vitin 2019 indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve bimore ka rënie për (- 0.2%) krahasuar me vitin 2018. Indeksi i çmimeve prodhimeve blegtorale ka rritje rënie për 3.2 % në vitin 2019 krahasuar me vitin 2018. Indeksi total i çmimeve të prodhimeve bujqësore ka rritje për 1.7 % për këtë periudhë.
Ndryshimi vjetor i Indeksit në vitin 2019 krahasuar me vitin 2015 (ndryshimi në %)
Në vitin 2019 indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 7.7 % krahasuar me vitin 2015. Indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për 5.7 % në vitin 2019 krahasuar me vitin 2015. Indeksi vjetor total i prodhimeve bujqësore ka rritje për 6.5 % në vitin 2019 krahasuar me vitin 2015.