Indeksi i Çmimeve të Inputeve dhe Çmimet në Bujqësi, TM2 2019

  • 09/08/2019

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar  “Indeksin e Çmimeve të Inputeve  në Bujqësi“ për tremujorin e parë (TM2 2019) ( 2015 =100).

ASK-ja ka bërë ndërrimin e vitit bazë të indeksit nga 2010=100 në 2015=100 sipas metodologjisë së Eurostatit.

Ky publikim është i bazuar në çmimet e inputeve bujqësore të grumbulluara në Kosovë. Grumbullimi i çmimeve është kryer në barnatoret bujqësore, farmacitë veterinare, në kompani , tregje dhe vende tjera ku çmimet e inputeve bujqësore janë në dispozicion. Disa çmime të inputeve bujqësore janë marrë nga çmimet e konsumit (CPI) nga ASK.

Prodhimet, të cilat krijojnë bazë për Indeksin e çmimit të inputeve janë të ndara në dy grupe kryesore: Mallrat dhe shërbimet aktualisht të konsumuara në bujqësi (Input 1) dhe Mallrat dhe shërbimet që kontribuojnë në investimet në bujqësi (Input 2). Brenda grupit të Mallrave dhe shërbimeve aktualisht të konsumuara në bujqësi, çmimet grumbullohen sipas grupeve në vijim: farëra dhe material mbëltues, energji; vajra, plehra dhe përmirësues të tokës, produkte për mbrojtjen e bimëve dhe pesticide, shpenzime për veterinari, lëndë për ushqimin e kafshëve, mirëmbajtja e materialeve, mirëmbajtja e ndërtesave, si dhe mallra dhe shërbime tjera. Sa i përket mallrave dhe shërbimeve që kontribuojnë në investimet bujqësore, çmimet grumbullohen për materiale (makineri dhe pajisje tjera), ndërtesat dhe tjera (ndërtesat jo-rezidente të fermës, punët tjera përveç përmirësimit të tokës). 

Në tremujorin e dytë të vitit 2019, indeksi i input 1 ka rritje për (3.8%), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2018. Kurse, indeksi i input 2 ka rritje për (18.8 %).

Ndërkaq, Indeksi i përgjithshëm i inputeve (Input I+Input II) ka rritje për (10.7%), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit  2018.