Indeksi i Çmimeve të Inputeve dhe Çmimet në Bujqësi, 2010-2016

  • 28/02/2017


                                                                  
28.02.2017                           
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar  “Indeksin e Çmimeve të Inputeve dhe Çmimet në Bujqësi.

Për të bërë krahasime dhe për t'i vërejtur ndryshimet janë prezantuar të dhëna për vitet 2010-2016 dhe për vitin bazë 2010.

Publikimi është i bazuar në çmimet e inputeve bujqësore të grumbulluara në Kosovë. Grumbullimi i çmimeve është kryer në barnatoret bujqësore, farmacitë veterinare, në kompani, në tregje dhe në vende të tjera, ku çmimet e inputeve bujqësore janë në dispozicion. Disa çmime të inputeve bujqësore janë marrë nga çmimet e konsumit (IHÇK) nga ASK.

Produktet, që e përbëjnë bazën për indeksin e çmimit të inputeve janë të ndara në dy grupe kryesore: Mallrat dhe shërbimet, aktualisht të konsumuara në bujqësi (Input 1) dhe Mallrat dhe shërbimet, që kontribuojnë në investimet në bujqësi (Input 2). Brenda grupit të Mallrave dhe shërbimeve, aktualisht të konsumuara në bujqësi, çmimet grumbullohen sipas grupeve në vijim: farëra dhe material mbëltues, energji; vajra, plehra dhe përmirësues të tokës, produkte për mbrojtjen e bimëve dhe pesticide, shpenzime për veterinari, lëndë për ushqimin e kafshëve, mirëmbajtja e materialeve, mirëmbajtja e ndërtesave, si dhe mallra dhe shërbime të tjera. Sa i përket mallrave dhe shërbimeve që kontribuojnë në investimet bujqësore, çmimet grumbullohen për materiale (makineri dhe pajisje të tjera), ndërtesat dhe të tjera (ndërtesat jo-rezidente të fermës, punët e tjera përveç përmirësimit të tokës).  

Në vitin 2016 Indeksi vjetor i inputeve ka rënie  për (-2.4%) për Input 1, krahasuar me periudhën e njëjtë të viti 2015. Indeksi për Input 2 është rritur për 5.2 % ndërmjet viteve 2016 dhe 2015. Indeksi i inputit të përgjithshëm (Input 1+Input 2) gjithashtu është rritur për 0.6 %, krahasuar me periudhën e njëjtë te vitit 2015.

Në vitin 2016, Indeksi vjetor i Inputeve është rritur për 15.6% për Input 1, krahasuar me vitin 2010. Indeksi për Input 2 është rritur për 15.8 % ndërmjet viteve 2010 dhe 2016. Indeksi i inputit të përgjithshëm (Input 1 + Input 2) është rritur gjithashtu për 15.7 %, krahasuar me vitin 2010.

Për më shumë informata lidhur me Indeksin e Çmimeve të Inputeve dhe Çmimet në Bujqësi 2010 - 2016, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/bujqesi/indeksi-i-cmimeve-dhe-cmimet-ne-bujqesi

Si dhe, qasje në të dhënat e detajuara përmes platformës ASKDATA: http://askdata.rks-gov.net/PXWeb/pxweb/sq/askdata/askdata__Agriculture__Agriculture%20Price%20and%20Price%20Index/?rxid=7f87806b-6c9e-4172-abb5-10447511e92d