Indeksi i Çmimeve të Importit (IÇIMP), TM4 2018

  • 07/03/2019

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë u ngrit 2.2 % në TM4 2018

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Importit për tremujorin e katërt të vitit 2018 (TM4 2018)

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë u ngrit 2.2 % në TM4 2018, krahasuar me TM3 2018. Ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: lëkura dhe artikujt e saj (14.0 %); shtazët e gjalla dhe prodhimet prej tyre (8.5%); instrumentet optike, fotografike, matëse, madicinale dhe muziikore, dhe mekanizmat e orës (6.6%); prodhimet bimore (6.3%); prodhimet minerale (5.5%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (3.8%); artikujt e ndryshëm të prodhuar (3.8%); letra dhe artikujt e saj (2.4%); metalet bazë dhe artikujt prej tyre (1.3%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (1.3%); artikujt e gurit, llaçit, prodhimet e qeramikës dhe të qelqit (0.3%); prodhimet e industrive kimike (0.2%); druri dhe artikujt e tij (0.2%); dhe mjetet e transportit (0.1%).

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: tekstili dhe artikujt e tij (-3.6%); vajrat ushqyese (-1.2%); këpucët (-0.4%); dhe artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (-0.4%).

Ndërkaq, krahasuar TM4 2018 me TM4 2017, çmimet e importit u ngritën në një mesatare prej 3.9%. Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te: prodhimet minerale (20.7%); lëkura dhe artikujt e saj (15.5%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (7.2%); instrumentet optike, fotografike, matëse, madicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (6.9%); shtazët e gjalla dhe prodhimet e tyre (5.6%); druri dhe artikujt e tij (4.0%); artikujt e gurit, llaçit, prodhimet e qeramikës dhe të qelqit (3.3%); letra dhe artikujt e saj (2.5%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (2.4%); prodhimet e industrive kimike (2.1%); metalet bazë dhe artikujt e tyre (2.0%); mjetet e transportit (1.4%); artikujt e ndryshëm të prodhuar (0.7%).

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: këpucët (-10.1%); prodhimet bimore (-8.6%); tekstili dhe artikujt e tij (-7.2%); vajrat ushqyese (-3.2%) dhe artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (-0.4%).