Indeksi i Çmimeve të Importit (IÇIMP), TM4 2016

  • 09/03/2017

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar "Indeksin e Çmimeve të Importit (IÇIMP) për tremujorin e katërt (TM4) 2016.
Indeksi i tërsishem i çmimeve të importit në Kosovë u ngrit për 2.0 % në TM4 2016 krahasuar me TM3 2016.
Tremujori i tretë 2016 – Tremujori i katërt 2016 2.0 %
Çmimet e importit në Kosovë u ngriten në një mesatare prej 2.0% në TM4 2016, krahasuar me TM3 2016. Ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: produktet minerale (9.0 %); instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (3.7 %); lëkura dhe artikujt e saj (3.6%); artikujt e gurit, llaçit, produktet e keramikës dhe të qelqit (3.2%); druri dhe artikujt e tij (2.5%); produktet bimore (2.4%); artikujt e ndryshëm të prodhuar (2.1%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (1.8%); shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve (1.3%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (0.8%); vajrat ushqyese (0.5%); letrat dhe artikujt e saj (0.4%); si dhe artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (0.1%).
Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: metalet bazë dhe artikujt e tyre (-0.8%); mjetet e transportit (-0.8%); këpucët (-0.8%); tekstili dhe artikujt e tij (-0.5%); si dhe produktet e industrive kimike (-0.1%).
Ndërkaq, krahasuar me TM4 2015 me TM4 2016 çmimet e importit u ngritën në një mesatare prej 1.0%. Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te: lëkura dhe artikujt e saj (4.6%); produktet minerale (4.3%); instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (3.7%); druri dhe artikujt e tij (2.5%); shtazët e gjalla dhe produktet e tyre (2.3%); artikujt e ndryshëm të prodhuar (2.3%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (1.5%); produktet e industrive kimike (1.2%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (1.0%); artikujt e gurit, llaçit, produktet e keramikës dhe të qelqit (0.9%); letra dhe artikujt e saj (0.2%); si dhe mjetet e transportit (0.1%).
Ngritja u neutralizua, kryesisht nga ngritja e çmimeve sipas sektorëve te: tekstili dhe artikujt e tij (-5.0%); metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (-2.5%); këpucët (-2.2%); vajrat ushqyese (-0.8%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (-0.7%) dhe produktet bimore (-0.3%).
Për më shumë informata, lidhur me Indeksin e Çmimeve të Imporiti (IÇIMP) për TM4 2016, visitoni: http://ask.rks-gov.net/media/2920/indeksi-i-%C3%A7mimeve-t%C3%AB-importit-tm4-2016.pdf
Qasja në të dhëna tabelare: http://askdata.rks-gov.net/PXWeb/pxweb/sq/askdata/askdata__Prices__Import%20Price%20Index/?rxid=826f601e-802e-4026-9398-f564f863740f