Indeksi i Çmimeve të Importit (IÇIMP), TM3 2022

  • 02/12/2022

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë pësoi ngritje për 1.7 % në TM3  2022 krahasuar me TM2 2022. Krahasuar me TM3 2021 çmimet e importit pësuan ngritje në një mesatare prej 17.5 %.

Çmimet e importit në Kosovë pësuan ngritje në një mesatare prej 1.7 % në TM3 2022 krahasuar me TM2 2022. Ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te këpucët (7.6 %), shtazët e gjalla; produktet e shtazëve (7.1 %), letrat dhe artikujt e saj   (6.2 %), artikujt ushqimor të përgatitur, pijet dhe duhani  (4.1 %), plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (3.7 %),  artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (2.9 %), mjetet e transportit  (2.2 %), produktet e industrive kimike (1.8 %), druri dhe artikujt e tij   (1.8 %), produktet minerale  (1.6 %), tekstili dhe artikujt e tekstilit (0.9 %),vajrat ushqyese  (0.7 %), dhe artikujt e ndryshëm të  prodhuar (0.4 %).

Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te lëkura dhe artikujt e saj (-7.3 %), instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinave ,muzikorë dhe mekanizmat e orës (-2.2 %), produktet bimore (-1.5 %), metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (-0.7 %) dhe  pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (-0.6 %).

Çmimet e Importit në Kosovë pësuan ngritje në një mesatare prej 17.5 % në mes TM3  2022 dhe TM3 2021. Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te produktet minerale (52.8 %), artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (41.2 %), vajrat ushqyese (37.0 %), druri dhe artikujt e tij  (30.3 %),

plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (18.9 %), produktet bimore (18.8 %), shtazët e gjalla; produktet e shtazëve (15.3 %), metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (11.5 %), këpucët (10.5 %), artikujt ushqimor të përgatitur, pijet dhe duhani  (9.0 %), mjetet e transportit (9.0 %), letrat dhe artikujt e saj (8.4%), tekstili dhe artikujt e tekstilit (7.2 %), pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (6.6 %), produktet e industrive kimike (4.9 %), artikujt e ndryshëm të prodhuar (4.5 %) dhe  instrumentet optike, fotografik, matës, madicinal dhe muzikorë dhe mekanizmat e orës (1.8 %).

Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorit  lëkura dhe artikujt e saj  (-14.5 %).