Indeksi i Çmimeve të Importit (IÇIMP), TM3 2019

  • 05/12/2019

Bein çmimet e importit në TM3 2019

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Importit (IÇIMP) për periudhën tremujore TM3 2019

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë pësoi rënie për (-0.9%) në TM3  2019, krahasuar me TM2 2019. Rënie më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: lëkura dhe artikujt e saj (-10.1 %); prodhimet minerale (-4.0%); tekstili dhe artikujt e tij (-3.4%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (-2.0%); instrumentet optike, fotografike, matëse, madicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (-2.0%); mjetet e transportit (-0.9%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (-0.7%); druri dhe artikujt e tij (-0.3%); prodhimet e industrive kimike (-0.3%); vajrat ushqyese (-0.3%); metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (-0.2%); dhe artikujt e ndryshëm të prodhuar (-0.2%).

Rënia u neutralizua kryesisht nga ngritja e çmimeve sipas sektorëve te: prodhimet bimore (2.9%); shtazët e gjalla dhe prodhimet e tyre (0.5%); këpucët (0.4%); dhe artikujt e gurit, llaçit, prodhimet e keramikës dhe të qelqit (0.1%).

Ndërkaq, krahasuar me TM3 2018 çmimet e importit u ngritën në një mesatare prej 2.1%. Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te: prodhimet bimore (22.4%); shtazët e gjalla dhe prodhimet e tyre (11.5%); lëkura dhe artikujt e saj (11.1%); prodhimet minerale (8.3%); artikujt e ndryshëm të prodhuar (6.7%); artikujt e gurit, llaçit, prodhimet e keramikës dhe të qelqit (1.6%); këpucët (1.1%); metalet bazë dhe artikujt e tyre (1.0%); letrat dhe artikujt e saj (0.5%); prodhimet e industrive kimike (0.4%); dhe plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (0.2%).

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: instrumentet optike, fotografike, matëse, madicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (-16.4%); tekstili dhe artikujt e tij (-12.4%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (-2.4%); vajrat ushqyese (-1.8%);  artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (-0.1%); dhe druri dhe artikujt e tij (-0.1%).