Indeksi i Çmimeve të Importit (IÇIMP), TM3 2016

  • 09/12/2016

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Çmimeve të Importit” (IÇIMP) për tremujorin e tretë (TM3) 2016. 

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë u ngrit për 1.0 % në TM3 2016, krahasuar me TM2 2016. 

Çmimet e importit në Kosovë u ngritën në një mesatare prej 1.0 % në TM3 2016, krahasuar me TM2 2016. Ngritja më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishte te: metalet bazë dhe artikujt prej (3.8%); produktet bimore (3.0 %); shtazët e gjalla dhe produktet e tyre (2.2 %); lëkura dhe artikujt e saj (1.2%); produktet minerale (1.1%); mjetet e transportit (1.1%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (1.0%); tekstili dhe artikujt e tij (0.9%); artikujt e ndryshëm të prodhuar (0.7%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (0.4%); produktet e industrive kimike (0.2%); dhe instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore dhe mekanizmat e orës (0.2%).   

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (-1.0%); artikujt e gurit, llaçit, produktet e keramikës dhe të qelqit (-0.8%); druri dhe artikujt e tij (-0.7 %); vajrat ushqyese (-0.7%); letrat dhe artikujt e saj (-0.6%) dhe këpucët (-0.1%).   

Ndërkaq, krahasuar TM3 2016 me TM3 2015, çmimet e importit në Kosovë pësuan rënie në një mesatare prej (-2.8%). Rënie më të mëdha sipas sektorëve ishin te: produktet minerale (-15.4%); tekstili dhe artikujt e tij (-5.2%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (-3.9%); metalet bazë dhe artikujt e tyre (-3.4%); letrat dhe artikujt e saj (-2.2%); artikujt e gurit, llaçit, produktet e keramikës dhe të qelqit (-2.1%); shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve (-0.6%); instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (-0.4%); dhe artikujt e ndryshëm të prodhuar (-0.1%). 

Rënia u neutralizua, kryesisht nga ngritja e çmimeve sipas sektorëve te: produktet bimore (7.9%); lëkura dhe artikujt e saj (2.7%); vajrat ushqyese (2.3%); druri dhe artikujt e drurit (2.2%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (1.3%); produktet e industrive kimike (1.0%); mjetet e transportit (1.0%); këpucët (0.5%) dhe pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (0.3%).


Për më shumë informata lidhur me Indeksin e Çmimeve të Importit (IÇIPM) për TM2 2016, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/cmimet

Qasja në të dhëna tabelore:http://askdata.rks-gov.net/PXWeb/pxweb/sq/askdata/askdata__Prices__Import%20Price%20Index/?rxid=9fda626e-c1bd-4911-99e4-30970cd9e550