Indeksi i Çmimeve të Importit (IÇIMP), TM1 2022

  • 03/06/2022

Indeksi i tërësishëm i Çmimeve të Importit në Kosovë pësoi ngritje për 5.2 % në TM1  2022 krahasuar me TM4 2021. Krahasuar me TM1 2021 Çmimet e Importit pësuan ngritje në një mesatare prej 21.8 %.

Çmimet e Importit në Kosovë pësuan ngritje në një mesatare prej 5.2 % në TM1 2022 krahasuar me TM4 2021. Ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te produktet bimore (15.2 %), produktet minerale  (11.2 %), vajrat ushqyese   (7.6 %), artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit   (7.3 %), metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (6.4 %), plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (6.0 %),  mjetet e transportit  (4.3 %), tekstili dhe artikujt e tekstilit (4.3 %), artikujt e ndryshëm të  prodhuar (4.0 %), letrat dhe artikujt e saj   (3.9 %), druri dhe artikujt e tij   (3.8 %), instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinave, muzikore dhe mekanizmat e orës (2.5 %), pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (2.4 %), artikujt ushqimor të përgatitur, pijet dhe duhani  (1.9 %), shtazët e gjalla; produktet e shtazëve (1.5 %)  dhe produktet e industrive kimike (0.3 %).

Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te lëkura dhe artikujt e saj (-1.9 %) dhe këpucët (-0.6 %).

Çmimet e Importit në Kosovë pësuan ngritje në një mesatare prej 21.8 % në mes TM1  2022 dhe TM1 2021. Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te produktet minerale (58.2 %),  metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (55.5 %), artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (39.6 %), vajrat ushqyese (33.4 %), druri dhe artikujt e tij  (32.9 %), plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (23.1 %),instrumentet optike, fotografik, matës, madicinal dhe muzikorë dhe mekanizmat e orës (19.4 %), produktet bimore    (16.6 %),   shtazët e gjalla; produktet e shtazëve (14.0 %), mjetet e transportit (8.7 %),pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (7.8 %), tekstili dhe artikujt e tekstilit (6.5 %), artikujt ushqimor të përgatitur, pijet dhe duhani  (5.5 %), produktet e industrive kimike (3.8 %), artikujt e ndryshëm të prodhuar   (3.0 %) dhe këpucët (0.2 %).

Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve lëkura dhe artikujt e saj  (-6.9 %) dhe te letrat dhe artikujt e saj (-2.4 %).