Gratë dhe Burrat në Kosovë, 2020-2021

  • 09/12/2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon raportin për “Gratë dhe Burrat në Kosovë”, për vitet 2020/2021

Të dhënat statistikore që janë paraqitur në publikimin “Gratë dhe Burrat në Kosovë, 2020/2021“ janë afatgjate dhe me analiza të shkurtra, të cilat pasqyrojnë situatën gjinore në Kosovë, sipas sektorëve të jetës ekonomike dhe sociale.

Për përgatitjen e këtij publikimi janë përdorur të gjitha burimet e të dhënave të disponueshme, që ofrojnë informacion të plotë statistikor për të ndihmuar në perceptimin e situatës gjinore.

Publikimi “Gratë dhe Burrat në Kosovë” publikohet çdo dy vjet dhe përmban këta kapituj: Popullsia, Shëndetësia dhe Mirëqenia, Arsimi, Mbrojtja Sociale, Jurisprudenca, Tregu i Punës, Të ardhurat dhe Vendimmarrja.

Informacionet statistikore, që janë paraqitur në publikimin “Gratë dhe Burrat në Kosovë 2020/2021“ paraqesin disa fakte të rëndësishme për disa indikatorë: Koeficienti i maskulinitetit ishte 107.9 për meshkuj dhe 100 për femra (më i lartë se raporti i përgjithshëm i raportit gjinor të popullsisë); Mosha mesatare e të martuarve për vitin 2021 ishte 29 vjeç: 27 vjeç për gra dhe 30 vjeç për burra; Të dhënat e fertilitetit kanë rënë, krahasuar me vitet e mëparshme nga 3 fëmijë për një grua në 2003, në 2 fëmijë për një grua në vitin 2020; Shkalla e punësimit te gratë ishte 14.1%, ndërsa te burrat 42.8%; dhe shkalla e papunësisë për vitin 2020 për gratë ishte 32.3% kundrejt 23.5% të burrave.